Plas skandali në Poloni pak ditë para ndeshjes me Shqipërinë

Një skandal i madh ka plasur në Poloni para përballjes që do të zhvillojë kjo Kombëtare me San Marinon dhe Shqipërinë. Në stafin drejtues të saj ka probleme më të rëndësishme që duhet t zgjidhen në këto ditë. Boniek do të linte postin e presidentit të Federatës që e mbante prej 9 vitesh dhe në vendin e tij mbërriti Cezary Kulesza.

Ndërkohë ishte menduar që një kompani të kryente një inspektim për përgjimet e mundshme që mund të ndodheshin në ambientet e Federatës. Atje rezultoi një pajisje aktive që dërgonte sinjale të një marrës i papërcaktuar.

Për më tepër që përgjuesi është gjetur në zyrën e presidentit të Federatës Polake të Futbollit, duke u instaluar në sistemin e ngrohjes që ka zyra. Çështja ka përfunduar në polici dhe gjatë ditëve në vijim priten zhvillime të reja, shkruan Sport Ekspres.