Plas sherri në Elbasan, vajzat rrihen me njëra-tjetrën

Plas sherri në Elbasan, vajzat rrihen me njëra-tjetrën

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike ka ndodhur në lagjen “11 Nëntori”, në Elbasan.

Dy vajza, përkatësisht të moshave 21 dhe 24 vjeç, janë konfliktuar me njëra-tjetrën për motive të dobëta e si pasojë njëra prej tyre ka goditur tjetrën me shkop gome.

 
Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset:

Xh. M., 21 vjeçe, banuese në Elbasan, pasi pasditen e djeshme, në lagjen “11 nëntori”, dyshohet se ka goditur me send të fortë (shkop gome), një 24-vjeçare, për motive të dobëta. 
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.