“Planeti i kuq”, por me duna blu, NASA zbulon imazhet spektakolare nga Marsi

‘Marsi ka duna blu.’- është ky përfundimi në të cilin kanë mbërritur shkencëtarët e NASA-s, pas një imazhi të ri të zbuluar nga Odyssey Orbiter. Marsi është referuar në mënyrë të përsëritur si “Planet...
“Planeti i kuq”, por me duna blu, NASA zbulon imazhet spektakolare nga Marsi
Foto: “Planeti i kuq”, por me duna blu, NASA zbulon imazhet spektakolare nga Marsi

‘Marsi ka duna blu.’- është ky përfundimi në të cilin kanë mbërritur shkencëtarët e NASA-s, pas një imazhi të ri të zbuluar nga Odyssey Orbiter.

Marsi është referuar në mënyrë të përsëritur si “Planeti i kuq”, por mesa duket ka edhe ngjyra të tjera në të, pikërisht të ashtuquajturat “duna blu”, transmeton Telegrafi.

NASA tani ka publikuar një foto të re, spektakolare që tregon një zonë të tillë të një “dunë blu”.

Piktura përfshin një sipërfaqe prej rreth 30 kilometrash. Dunat mund të gjenden në Polar Cap dhe kanë madhësinë e shtetit të Teksasit në SHBA.

Skena që NASA po tregon tani vjen nga imazhet e marra nga instrumenti i Sistemit të Imazheve të Termike (TEIS) nga Orbiteri Mars Odyssey.