Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologji Ushtarak bëjnë me dije se dita e sotme do të karakterizohet nga moti i kthjellët me vranësira kalimtare më të theksuara në zonat malore. Temperaturat në vlerat e mesditës prekën vlerat deri në 20-21ºC ndërsa era ka fryrë me drejtim nga lindja.
Ditën e nesërme pritet që vendi të preket nga të njejtat kushte atmosferike. Moti do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare në pjesën më të madhe të territorit. Ndërsa në Jugperëndim të vendit pritet të ketë rreshje të izoluara shiu.
Sa i përket temperaturave pritet një ulje e tyre. Në mengjes termometri do të shënojë 3ºC deri në 11ºC ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë nga 15ºC deri në 22ºC./ apel.media