26- vjeçari Frederik Leka ka mbetur i plagosur me armë zjarri disa minuta më parë në qytezën e Rubikut, teksa lajmi është konfirmuar edhe nga policia lokale.
Mësohet se i lënduari është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë pasi i është dhënë ndihma e parë në Spitalin e Rrëshenit. Bluzat e bardha të këtij spitali u shprehën se gjendja e të plagurit nuk dukej e qendrueshme.
Sipas njoftimit të policisë, ende nuk dihen shkaqet e konfliktit apo identiteti i personit që ka qëlluar mbi 26- vjeçarin./ apel.media