Plagosje me thikë në Vlorë. Një 33 vjeçar ka shkuar në spital me plagë të shkaktuara si pasojë e goditjeve me thikë.
Ende janë të paqarta rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Goditën me grushte dhe me mjet prerës (thikë), një 33-vjeçar, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, kapen dhe shoqërohen në Komisariat, 2 autorët e dyshuar.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas njoftimit për një konflikt mes disa shtetasve, në lagjen “Partizani”, kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, janë kapur dhe shoqëruar në Komisariat, 2 autorët e dyshuar shtetasit L. M., 25 vjeç dhe G. M., 25 vjeç (vëllezër), të cilët gjatë konfliktit për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me grushte dhe me mjet prerës (thikë), shtetasin O. R., 33 vjeç, banues në Vlorë.
Shtetasi O. R. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.