Plagosi me thikë 15-vjeçarin, procedohet i mituri në Pogradec

ilustrim

Një sherr mes dy adoleshentëve ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec.

Në lagjen nr. 3, Pogradec, një 13 vjeçar ka dëmtuar me mjet prerës një 15-vjeçar.

15-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndëra, 13-vjeçari u procedua në gjendje të lirë.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme, njoftoi policia.