Plagosi 51-vjeçarin në Mirëditë, lihet në burg autori i ngjarjes

Autori i plagosjes së 51-vjeçarit Martin Prenga mbrëmjen e së premtes në zonën e Fanit në Mirditë, do të qëndrojë në burg. Florian Gjoka u njoh me masën e sigurisë ne Gjykatën e Lezhës. Ne seancën gjy...
Plagosi 51-vjeçarin në Mirëditë, lihet në burg autori i ngjarjes
Foto: Plagosi 51-vjeçarin në Mirëditë, lihet në burg autori i ngjarjes

Autori i plagosjes së 51-vjeçarit Martin Prenga mbrëmjen e së premtes në zonën e Fanit në Mirditë, do të qëndrojë në burg.

Florian Gjoka u njoh me masën e sigurisë ne Gjykatën e Lezhës. Ne seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer te mbyllura, pasi dëgjoi palët gjyqtari Artan Hajredinaj e cilësoi të ligjishëm arrestimin e 21-vjeçarit dhe vendosi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” pa afat për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.