Plagosen tre djem të rinj, makina del nga rruga

Ditën e sotme, një aksident që ndodhi në Librazhd, rezultoi në plagosjen e tre të rrinjëve, pasi makina doli nga rruga duke përfunduar në përrua.

Automjeti me targa AA518BC përfundoj në përroin e Shësë, në hyrje të qytetit.

Shpejtësia e lartë e kombinuar me ngricat solli humbjen e kontrollit të drejtuesit të mjetit.

Për pasojë makina ka kaluar bordurën duke përfunduar në kanal. Bëhet më dije se nga aksidenti, tre të rinj kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Librazhdit.

Ndërkohë mësohet se të rinjtë kanë dëmtime të lehta, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia rrugore po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë ligjore drejtuesin e mjetit për shkelje të normave të shpejtësisë.