Plagosen dy punëtorë në Bulqizë/ Sindikata e minatorëve kërkon zbardhjen e ngjarjes

Altin Kola dhe Mentor Gjeta janë dy punëtorët e plagosur mbrëmjen e djeshme në Bulqizë. Sindikata e minatorëve të bashkuar, bën thirrje për zbardhjen e ngjarjes.

Miniera ku ka ndodhur aksidenti është në administrim të ”Albchrome” dhe në pronësi të biznesmenit Samir Mane.

Njëkohësisht kjo sindikatë i bën thirrje shtetit që të zbardhë ngjarjen dhe të merren masat e nevojshme.

“Kjo ngjarje vjen jo më vonë se dy javë nga plagosja e rëndë e minatorit tjetër, Tush Asllanit. Për të gjitha aksidentet që ndodhin, faji bie mbi viktimat dhe të aksidentuarit. SMBB iu bën thirrje institucioneve shtetërore të bëjnë zbàrdhjen e plotë të ngjarjes dhe marrjen e masave të nevojshme.”, thuhet në njoftim./apel.media