“Pikë që na vlen shumë në Laç”/ Memelli: Skuadra ka mbështetjen të gjithëve

Skënderbeu me hap kampioni, ndërsa trajneri Migen Memelli, pas ndeshjes në Laç i gëzohet pikës së marrë, por edhe faktit që tashmë skuadra e tij është në zonën e mbijetesës direkt në elitë. Pas ndeshjes, në “Gol pas goli”, trajneri i skuadrës korçare ka pohuar se: “Dua të komplimentoj të dy skuadrat për lojën e ndershme dhe korrekte. Kam qenë trajner për 7 javë te Laçi. Ky respekt ekziston dhe kam mirënjohje ndaj tyre. Por sot kemi bërë një ndeshje të jashëtzakonshme, kemi pasur rastet tona e nuk i sfhfrytëzuam, edhe Laçi kishte mundësitë e veta. Barazimi ishte më i drejti, përtej kësaj urime skuadrës së Laçit në vijim”.

“Rexhepi është një portier i jashtëzakonshëm, shumë i mirë. Por edhe Djasinani është i mirë, por ne për momentin kemi parë zgjedhje të parë Rexhepin, ai ka kapur mundësinë që i është dhënë. Skuadra sot luajti në bllok, duke lënë pak hapësira. Rastet ishin ato që duhej të kishim qenë më konkretë para protës. I thashë lojtarëve që jemi krenarë për ta, për djersën që po hedhim”

“ E duan veten më shumë, qyteti e klubi i ka përkrahur, presidenti, unë e stafi i përkrahim. Kur kemi ngrohtësi të përgjithshme dhe e shpërndajmë si duhet, rezultatet vijnë. Derisa të na mbajë matematika në Superiore nuk do të them asnjë fjalë”, – tha Migen Memelli pas ndeshjes në Laç.