Pierre-Emerick Aubameyang i thotë Barcelonës që ai dëshiron të bashkohet me ta

Pierre-Emerick Aubameyang mund të jetë në prag të një lëvizje të madhe te Barcelona pasi raportohet se u ka thënë kampionëve të La Ligës që ai është i gatshëm të transferohet në klub.

Sulmuesi i Arsenalit është golashënuesi më i mirë i klubit dhe lojtari më i rëndësishëm i tyre por me pak më shumë se një vit të mbetur në kontratën e tij, Aubameyang nuk duket i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje të re, kjo do të thotë ka një shans që ai do të shitet gjatë verës.

Aubameyang ka patur kontakte me Barçën në të kaluarën por sipas Mundo Deportivo ai tani ka thënë që është i gatshëm të transferohet në Camp Nou.

Shanset që gjigantët katalanas të nënshkruajnë me Aubameyang mund të varen nga fakti nëse sulmuesi është i gatshëm të përpiqet të largohet nga klubi dhe të kërkojë transferimin tek Barcelona. /apel.media