Pezullohen nga detyra dy prokurorë të SPAK-ut

Dy prokurorë të Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion (SPAK), Ervin Gogaj dhe Alfred Shehu janë pezulluar nga detyra. Shkak për pezullimin e tyre është bërë ankimi i prokurores Sonila Muhametaj e cila ...
Pezullohen nga detyra dy prokurorë të SPAK-ut
Foto: Pezullohen nga detyra dy prokurorë të SPAK-ut

Dy prokurorë të Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion (SPAK), Ervin Gogaj dhe Alfred Shehu janë pezulluar nga detyra.

Shkak për pezullimin e tyre është bërë ankimi i prokurores Sonila Muhametaj e cila ishte skualifikuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP).

Gjykata e ka vlerësuar si të padrejtë vendimin e KLP-së për skualifikimin e saj.

Në total, SPAK-u ka 17 prokurorë dhe me pezullimin e tyre, ky institucion tashmë ka 15 të tillë. Në organikën e saj, SPAK-u duhet të ketë 20 prokurorë.