Petrit Vasili: “Reforma në Drejtësi është në kolaps”

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se Reforma në Drejtësi e cila ka hyrë në vitin e gjashtë, është në kolaps. Ai thotë se Vetting-ut po i kërkohet që ti shtyhet afati dhe për përgjegjësi askush nuk flet.

Vasili shkruan se drejtësia e “re” ka vetëm një tregues “pozitiv”, që ka siguruar pandëshkueshmërinë absolute të qeverisë Rama.

Postimi i plotë

Te gjithe e kane shume te qarte se reforma ne drejtesi ka dale nga shinat qofte ne planin ligjor te saj ashtu edhe ne planin moral. Kapja e Drejtesise eshte fakt. Te gjitha afatet kushtetuese kane rene dhe asnje objektiv nuk rezulton i permbushur dhe s’ka asnje pergjegjes per kete situate. Vetingut po kerkohet ti shtyhet edhe afati dhe flitet vetem per afate dhe jo per pergjegjesi.

1.Po kush ka frike te beje Skanerin e vertete te Vetingut dhe perse?
2.Kush eshte pergjegjes, qe Vetingu edhe pas 5 viteve eshte mjaft larg objektivave te detyrueshem te tij?
3.Kush e vonoi Vetingun?
4.Pse Vetingu funksionoi me dy standarte: nje standart per Dvoranin dhe nje standart tjeter per gjykatesit e prokuroret e tjere?
5.Pse Vetingu u kthye ne nje ILKPDI-2?
6.Pse Vetingu i “harroi” dy kritere, integritetin e figures dhe integritetin profesional dhe funksionoi vetem me nje kriter: pasurine?
7.Pse Vetingu refuzoi jo pak here rekomandimet e perfaqesuesve te OMN?

Ndersa Reforma ne Drejtesi ka hyre ne vitin e gjashte treguesit flasin vete dhe sistemi i drejtesise eshte realisht ne kolaps. Kolapsi i sistemit, mbingarkesa shume e rende thuajse paralizuese e gjyqtareve dhe prokuroreve, zgjatja deshperuese e marrjes drejtesi dhe per rrjedhoje edhe cilesia teper e ulet e dhenies vendimeve, pasi sot vemendja eshte perqendruar tek sasia dhe jo më te cilesia, jane tregues vertet shume kritike.

Qytetaret presin drejtesi per mijrat e dosjeve, qe flene prej vitesh.
Prandaj Shqiptaret duan te dine qarte sot se:

  1. Kush pengoi realizimin e reformes ne kohe?
    2.Perse u shkelen te gjithe afatet e percaktuar ne Kushtetute e ligj ?
    3.Perse gjendja e sistemit eshte me e pashprese dhe me e kompromentuar se kurre me pare?
    4.Kush i detyroi shqiptaret qe perpara kesaj situate te thone : ishte me mire kur ishte me keq?

Drejtesia e “re” ka vetem nje tregues “pozitiv”, qe ka siguruar pandeshkueshmerine absolute te Qeverise dhe ceshtje si Teatri, Inceneratoret, Beccheti, Porti i Durresit dhe dosjet e krimit zgjedhor flasin vete Kjo situate e rende ka nevoje perpara cdo gjeje per nje Skaner, qe drejton gishtin mbi pergjegjesit. Pa Skaner dhe identifikim te pergjegjsve gjithshka eshte legjitimim i kapjes se drejtesise nga Rama dhe rilindja. Kush ka kaq shume frike nga ky Skaner?