Pesë të vdekur, 13 të zhdukur dhe mbi 3 mijë e 200 të evakuuar pas përmbytjeve në Kherson

Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe 13 rezultojnë të zhdukur si pasojë e përmbytjeve në Kherson.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, shkruan Sky News.

Sipas njoftimit të kësaj ministrie, më shumë e 3 mijë e 200 njerëz janë evakuuar.