“Pesë golat ndaj Specias”, Gjimshiti: Me Jang Bojsin e vështirë, nëse do të shkojmë me këtë mentalitet

GEWISS STADIUM, BERGAMO, ITALY - 2021/07/31: Berat Djimsiti of Atalanta BC in action during the pre-season friendly football match between Atalanta BC and Pordenone Calcio. Atalanta BC won 2-1 over Pordenone Calcio. (Photo by Nicolò Campo/LightRocket via Getty Images)

Në vigjilje të sfidës së Champions-it ndaj Jang Bojsit nesër në transfertë, mbrojtësi i Atalantës dhe i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti ka folur në një intervistë me “LeoVegas.news”, për këtë sfidë interesante:

“Do të luajmë si gjithmonë do të shkojmë për të fituar ndeshjen. Jemi të vetëdijshëm që do të ketë vështirësi sidomos të luash në një bar sintetik. E kemi parë si skuadër edhe kur kemi luajtur ndeshjen e parë dhe me ta do të jetë e vështirë, por synojmë që të luajmë sa më mirë.

Të realizosh kaq shumë gola ndaj Specias ishte një sinjal i mirë, sepse gjatë këtij sezoni nuk ka ndodhur shpesh dhe kjo na jep më shumë besim. Jemi të bindur që do të shkojmë në Bernë për të marrë pjesë në një ndeshje të madhe.

Nuk mendoj se do të vendosë rezultati i ndeshjes Vijareal-Mançester Junajtid edhe pse zhvillohet përpara sfidës tonë. Nuk na intereson se çfarë bëjnë të tjerët. Nëse bëjmë fitoret tona ne do të kalojmë. Do të duhet që të mendojmë me këtë mentalitet.”, përfundoi Berat Gjimshiti./panoramasport