“Personalitet i rrallë që rrezaton fisnikëri”/ Meta uron Reshat Arbanën për 80-vjetorin dhe i bën një dhuratë të veçantë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar sot në 80-vjetorin e lindjes, aktorin e madh Reshat Arbana.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, duke e cilësuar si të papërsëritshëm dhe një talent të jashtëzakonshëm, Meta thekson se Arbana ka kontribuar shumë duke e pasuruar kulturën tonë kombëtare.

Kreu i Shtetit i ka dhuruar atij 80 trëndafila të bardhë, të cilët korespondojnë me 80 vite jetë mbi supe.

Postimi nga Presidenti Ilir Meta:

Shumë urime Nderit të Kombit dhe skenës shqiptare, mjeshtrit të papërsëritshëm të aktrimit, Reshat Arbana, në 80-vjetorin e Tij të lindjes!

Origjinal në çdo rol dhe frymëzues në çdo interpretim, me zë kumbues, talent të jashtëzakonshëm artistik dhe falë një personaliteti të rrallë që rrezaton fisnikëri, Reshat Arbana e ka pasuruar kulturën tonë kombëtare, duke u kthyer në një nga aktorët më të dashur popullorë për të gjitha brezat.

Me padurim presim ta rishohim në role të reja! Për Reshat Arbanën do të ketë vetëm pranvera! 💐

https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=3352146098164973&id=1477517792294489