Përplasi për vdekje 31-vjeçaren, arrestohet drejtuesi i mjetit në Shkodër

Ka rënë në pranga 47-vjeçari, i cili përplasi për vdekje një natë më parë një vajzë të re me biçikletë. Viktima është identifikuar me inicialet Z. B., 31 vjeçe.

Ngjarja u regjistrua mbrëmë, rreth orës 21:20, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në fshatin Shtoj, ku 47-vjeçari G. B., duke udhëtuar me automjet përplasi për vdekje 31 vjeçaren, e cila po lëvizte me biçikletë.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë errësira, pasi rruga ku ka ndodhur aksidenti është e pandriçuar.

Ndaj 47-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.