Përplasi me makinë 32-vjeçarin në Durrës, arrestohet shoferi

Një 39 vjeçar, banues në Tiranë është arrestuar pasi ditën e djeshme, në rrugën interurbane Tiranë – Durrës, duke drejtuar automjetin është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin A. D., 32 vjeç.

32-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rugën interurbane Tiranë – Durrës, duke drejtuar automjetin është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin A. D., 32 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.