Përplaset me gazetaren, Vangjel Dule largohet nga emisioni

Kreu i PBDNJ-së braktisi emisionin “Open” në News 24 ku ishte ftuar mbrëmjen e sotme pas debatit me gazetaren Klodiana Lalla, gjithashtu pjesë e panelit.

Mes tyre pati një diskutim lidhur me arrestimin e Fredi Belerit.

“Ti po mashtron, arrestimi i Kokaveshit nuk ka lidhje me lokalin ku thuhet se janë marrë lekët. Janë mashtrime. Ju mashtroni. A ka mundësi? Mua më keni ftuar? Ka një manipulim për të bindur opinionin se ka një shit-blerje kur nuk ka. Nuk do qëndroj nëse nuk respektoni elementët e një bashkëbisedimi. Nuk rri dot këtu kur fyeni. Mos më detyroni të bëj diçka që se kam bërë asnjëherë. Më vjen keq mënyra sesi drejtoni dhe sesi po manipuloni”. u shpreh Dule gjatë debatit.