Përplasen dy makina në Durrës, plagoset pasagjerja

ilustrim

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është regjistruar mesditën e sotme në Durrës.

Sipas policia aksidenti ka ndodhur rrëth orëa 13:50 në lagjen nr.15 Durrës ku janë përplasur 2 automjete, me drejtues shtetasit T. G. dhe R. D.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja, shtetasja M. P., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.