Përplasen 3 makina në aksin Lezhë-Shëngjin, 2 të plagosur

ilustruese

Gjatë mbrëmjes së sotme në aksin Lezhë-Shëngjin, ka ndodhur një aksident i rëndë, ku kanë mbetur të plagosur 2 persona.

Në aksident janë përfshirë 3 makina dhe janë plagosur 2 drejtues, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Policia ka kryer veprimet procedurale në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti. Momentalisht gjendja e të dëmtuarve paraqitet jashtë rrezikut për jetën.