Përndiqte një shtetase, arrestohet 25-vjeçari, lëvizte edhe me leje drejtimi të falsifikuar

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi akuzohet se përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një shtetase.

Sipas policisë në pranga ka përfunduar shtetasi me inicialet E. T., 25 vjeç.

NJOFITMI I POLICISE
Përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një shtetase, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari, i cili drejtonte automjetin, me leje drejtimi të falsifikuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, shtetasin:

E. T., 25 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur shtetasen A. D. Pas ndalimit nga shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të dokumentacionit të mjetit rezultoi se ky shtetas e drejtonte automjetin e tij, me leje drejtimi të falsifikuar, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.