Përmet/ Policia gjen trupin e pajetë të një personi, dyshohet se është mbytur në lumin Vjosa

Policia e Përmetit bëri të ditur se një trup i pajetë është gjetur në lumin Vjosa. Viktima i moshës 65-vjeçare, banues në Përmet, dyshohet të jetë mbytur në rrjedhën e lumit.

“Rreth orës 15:00, në shtratin e lumit Vjosa, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i mbytur shtetasi N. K., rreth 65 vjeç, banues në Përmet. Ditën e sotme, bashkëshortja e shtetasit N. K. ka bërë njoftim se ky shtetas ishte larguar mbrëmjen e djeshme nga banesa. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”- njofton policia.