Kryetarja e bashkisë në Shkodër ka bërë bilancin sesa janë dëmet e shkaktuara në Shkodër nga përmbytjet.
Statusi plotë:
📌 Situata është më e rënduar se një ditë më parë në zonat e përmbytura të Bashkisë së Shkodrës. Ka rritje të nivelit të ujit dhe të sipërfaqes nën ujë.
👇🏻 1900 hektarë tokë bujqësore, e mbjellë me grurë, pemëtore, jonxhe dhe foraxhere është dëmtuar në mënyrë të parikuperueshme.
🍶 Kemi furnizuar me ujë të pijshëm të paketuar banorët të zonat e përmbytura, ndërsa kemi gati rezerva ushqimore për 1000 familje për një periudhë 2 mujore.
🆘 Urgjentisht, duhet siguruar baza ushqimore për gjënë e gjallë dhe për këtë kemi kërkuar furnizim nga Rezervat e Shtetit dhe Ministria e Buqjsësisë, ndërsa me hapjen e Thesarit, do ta sigurojmë me fondet tona. Nevojitet një mbështetje të paktën një mujore me bazë ushqimore për gjënë e gjallë.
✅ Banorët dhe fermerët kanë nevojë për subvencion nga shteti për dëmet e shkaktuara nga përmbytje në kulturat bujqësore dhe në gjënë e gjallë.