Përmbytja e anijes me emigrantë në Spanjë, humbin jetën 8 persona, 17 të zhdukur

Një varkë që transportonte emigrantë pa dokumenta u përmbyt në zonën e Cadniz në Spanjën Jugore. 

Seaandcost shkruan se kanë humbur jetën 8 persona dhe 17 të tjerë konsiderohen të humbur.

Një zëdhënës i shërbimit tha se operacioni i shpëtimit dhe kërkimit të të zhdukurve është duke u zhvilluar. Operacioni filloi të enjten kur një anije që kalonte sinjalizoi zbulimin e një barkë druri të përmbysur 37 milje nga Kepi Trafalgar.

Nga 28 emigrantë në bord, 8 kanë vdekur, 3 janë shpëtuar dhe 17 janë shpallur të zhdukur.

Një total prej 27,136 emigrantësh kanë mbërritur në Spanjën kontinentale ose në arkipelagët e Ishujve Balearikë ose Kanarinë midis janarit dhe fundit të shtatorit, sipas shifrave të fundit nga Ministria e Brendshme.