Përmbytet kampi i azilkërkuesve shqiptarë në Francë

Është përmbytur kampi i azilkërkuesve shqiptarë në Garonne të Francës. Mediat franceze kanë publikuar pamje dramatike nga ky kamp, ku vihen re kushtet tejet të vështira ku jetojnë shqiptarët që kanë e...
Përmbytet kampi i azilkërkuesve shqiptarë në Francë
Foto: Përmbytet kampi i azilkërkuesve shqiptarë në Francë

Është përmbytur kampi i azilkërkuesve shqiptarë në Garonne të Francës. Mediat franceze kanë publikuar pamje dramatike nga ky kamp, ku vihen re kushtet tejet të vështira ku jetojnë shqiptarët që kanë emigruar nga vendi ynë për një jetë më të mirë në Francë.

Sikur të mos mjaftonin kushtet ekstreme në kufi të mbijetesës, shqiptarëve u duhet të përballen edhe me përmbytjet e mëdha që vërshuan në kampin e tyre.

Mediat franceze raportojnë se të paktën 15 shqiptarë jetojnë në këtë kamp të improvizuar në Toulouse në brigjet e lumit në rrethin Empalot.

Uji përmbyti dhe shkatërroi një pjesë të kasolleve të tyre. Njerëzit u kthyen për të jetuar një javë pas shirave të rrëmbyeshëm por për ta kushtet e jetesës janë çnjerëzore.

Shoqata humanitare është e pranishme në krah të shqiptarëve për t’i ndihmuar, por mbetet e shqetësuar nëse ata qëndrojnë në këto kushte, pasi do kenë probleme të theksuara shëndetësore.  Shërbimet shtetërore po monitorojnë nga afër situatën.