Përmbyset trajleri me grurë tek mbikalimi i Rinasit, trafik kilometrik në autostradën Tiranë-Durrës

Një aksident ka ndodhur pranë mbikalimit të Rinasit. Në pamjet e siguruara nga LSA shihet një trajler i përmbysur, me aksidentin që ka krijuar trafik kilometrik në një sens kalimi të autostradës Tiran...
Përmbyset trajleri me grurë tek mbikalimi i Rinasit, trafik kilometrik në autostradën Tiranë-Durrës
Foto: Përmbyset trajleri me grurë tek mbikalimi i Rinasit, trafik kilometrik në autostradën Tiranë-Durrës

Një aksident ka ndodhur pranë mbikalimit të Rinasit.

Në pamjet e siguruara nga LSA shihet një trajler i përmbysur, me aksidentin që ka krijuar trafik kilometrik në një sens kalimi të autostradës Tiranë-Durrës.

Nuk janë ende të qarta rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti, por duket se trajleri ka qenë duke transportuar një ngarkesë me grurë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.08.2022, rreth orës 14:05, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi A. A., duke drejtuar mjetin (kamion të ngarkuar me grurë), dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.