Përmbyset kamioni në Maminas/ Nxiret nga kamioni shoferi

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të Maminasit.

Një kamion ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përmysur në mes të rrugës, duke bllokuar për disa minuta autostradën Tiranë-Durrës, e duke krijuar një trafik të rënduar.

Drejtuesi i mjetit është nxjerrë nga kamioni, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Aktualisht raportohet për dëme materiale të konsiderueshme.