Solidarizimi dhe mirëpritja e kosovarëve me personat e prekur nga tërmeti në Shqipëri, është një nga veprimet që na ka prekur të gjithëve në këto ditë të vështira.
Sot raportohet për dhjetëra familje që janë duke qëndruar në Kosovë, ku iu është ofruar, strehim e ushqim.
Familja Kurti nga Durrësi, është një ndër familjet që momentalisht ndodhet në Kosovë për strehim. Kryefamilajari Lulzim Kurti që ka ardhur në vend së bashku me gruan e fëmijët, sot gjatë ditës në një takim që pati me logopedin kosovar, Blend Sahiti dhe u përball me një gjest jo fort të zakonshëm.
Sahiti nga Prishtina, i zbathi këpucët ,që i kishte veshur dhe ia dha Lulzim-it të mbetur zbathur./apel.media