Përkeqësohet moti në ditët në vijim, Peleshi: Nuk priten përmbytje, por jemi në gatishmëri

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, duke iu referuar Shërbimit Meteorologjik Ushtarak ka njoftuar sot se në ditën në vijim do të ketë reshtje të dendura shiu. Në një postim në mediat sociale, Peleshi ...
Përkeqësohet moti në ditët në vijim, Peleshi: Nuk priten përmbytje, por jemi në gatishmëri
Foto: Përkeqësohet moti në ditët në vijim, Peleshi: Nuk priten përmbytje, por jemi në gatishmëri

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, duke iu referuar Shërbimit Meteorologjik Ushtarak ka njoftuar sot se në ditën në vijim do të ketë reshtje të dendura shiu. Në një postim në mediat sociale, Peleshi shkruan se nga reshjet nuk do të ketë përmbytje, por sërish bën thirrje që strukturat të jenë në gatishmëri

“Nga parashikimi i Shërbimit Meteorologjik në Shqipëri, gjatë javës në vazhdim në të gjithë vendin do të ketë reshje mesatare dhe të dendura.

Reshjet që priten gjatë javës, konsiderohen normale dhe nuk paraqesin rrezik për përmbytje, megjithatë, strukturat e sistemit të mbrojtjes civile janë në gatishmëri për të menaxhuar çdo situatë të mundshme”, njofton ministri.

Më tej ai thotë se Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile gjejnë rastin për t’u bërë thirrje të gjitha bashkive që të mbajnë në gatishmëri strukturat dhe kapacitetet e tyre për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.

Sipas ministrit kjo situatë do të vazhdojë deri më datë 12 tetor kur do të kemi reshje të izoluara vetëm në dy qarqe, Dibër dhe Vlorë.