Përkeqësimi i motit/ Rënie gurësh në disa zona, ARRSH njofton qytetarët: Udhëtoni me kujdes

Përkeqësimi i motit dhe reshjet e shiut kanë shkaktuar rënie gurësh dhe inertesh në zonën e Poçemit, Gjirokastrës, Sarandës dhe në zonën e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd.

ARRSH apelon që qytetarët të tregohen të kujdesshëm  gjatë lëvizjes dhe të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështirës në rrugë.

Njoftimi:

Reshje shiu me intensitet mesatar kanë vazhduar gjatë natës pa sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve

Ka pasur rënie gurësh ose inertesh në disa zona, si në zonën e Poçemit, Gjirokastrës, Sarandës dhe në zonën e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd.

Grupet e patrullimi kanë bërë pastrimin e akseve në kohë.

Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për mbarëvajtjen e akseve

Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.