Përkeqësimi i motit, paralajmëron Drejtoria e Përgjithshme Detare: Dallgët deri në 3 metër. Merrni masa!

Drejtoria e Përgjithshme Detare paralajmëron për përkeqësim të motit në mesnatën e datës 23 Janarit.

Përmes një njoftimi zyrtar, Drejtoria e Përgjithshme Detare thekson se moti i keq do të shtrihet në të gjithë bregdetin shqiptar, për këtë arsye subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë duhet të marrin masat e nevojshme dhe rrisin gatishmërinë.

Njoftimi i plotë:

Duke filluar nga mesnata e ditës së sotme deri  në mesnatën e datës 23 Janar,moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 30 milje/orë dhe lartësia e dallgës deri në 3 m 🌊.

Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port 🚤 dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.