Zyrtarë shqiptarë në përgjimet e antimafias për Ndrangheta-n, Nisma dërgon çështjen në SPAK: Të mos na tregojnë përralla, por të hetojnë

Nisma Thurje ka depozituar një padi në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) referuar përgjimeve të bëra nga antimafia italiane për grupin mafioz ‘Ndrangheta’.

Në një prononcim për mediat, Endri Shabani bën me dije se shkak për kryerjen e padisë është bërë përmendja në përgjime e zyrtarëve shqiptarë, të cilët i ndihmonin ata në pastrimin e parave.

“SPAK duhet të veprojë dhe t’i jap fund pandëshkueshmërisë, pasi në padi janë fakte që janë publikuar edhe në media”, ka thënë shprehimisht Shabani.

Deri tani janë sjellë në SPAK 1000 zyrtarë të lartë dhe sot ne kemi sjellë dosjen e 1001. Nuk vijmë më në SPAK. Kemi sjellë këtë dosje sepse besojmë se ende se SPAK nuk do t’i marrë të gjithë ata para që janë hedhur për reformën në drejtësi për të na treguar 1001 përralla. Nuk po merr fund epoka e pandëshkueshmërisë.  Kemi sjellë këtu disa fakte që janë në media. Sipas Kodit të Procedurës Penale SPAK nuk duhet të priste por të hapte hetim. Vërtet ne i kemi sjellë sot gjurmët SPAK-ut por ‘ujkun’ ata e kanë pasur këtu”, tha Endri Shabani.

Ndërkohë që Pano Soko tha se rritja e çmimit të pallateve në Tiranë bëhet në mënyrë të palogjikshme dhe të papërballueshme nga qytetarët.

“Ata që e pësojnë nga rritje e çmimeve që u bëjnë apartamenteve në mënyrë të palogjikshme. Qytetarët nuk arrijnë të përballojnë çmimet e rrezikshme. Ky nuk është më qyteti i qytetarëve por i atyre njerëzve që kanë krijuar të ardhura nga droga. Ky investigim që shpresojmë që SPAK ta çojë deri në fund të në kthejë qytetin”, tha Soko.