Përfundon takimi i Presidentit me krerët e opozitës/ Shehi: Mos bëni zhurmë kot

Ka përfunduar takimi mes presidentit Ilir Meta dhe krerëve të opozitës joparlamentare.

Menjëherë pas kësaj mbledhjeje me kërkesë të Presidentit, ka folur për mediat kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi. Ai iu drejtua gazetarëve duke iu thënë që të mos bëjnë zhurmë kot, por të presin deklaratat zyrtare të Presidentit dhe kreut të PD-së.

“Tashi kjo është punë e gjatë shumë, presidenca do të dalë me një deklaratë vetë, edhe zoti Basha do dalë vetë me një deklaratë zyrtare, që të mos bëhet zhurmë kot, më mirë presim deklaratat zyrtar”,- u shpreh Shehi./apel.media