Përfundon punën Këshilli Politik/ Damian Gjiknuri dorëzon në Kuvend draftin e Zgjedhores

Damian Gjiknuri, bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore dhe përfaqësuesi i maxhorancës në Këshillin Politik, mësohet se ditën e sotme  ka dorëzuar sot në Kuvend draftin final të marrëveshjes së arritur me opozitën.

Këshilli Politik ka zhvilluar mbledhjen e fundit mbrëmjen e djeshme dhe janë bërë disa ndryshime të tjera në draftin e dakordësuar më herët për tu dorëzuar.

Ndryshime ka pasur për mënyrën e vendimmarrjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe disa ndryshime të tjera në Kodin Zgjedhor.

Mësohet se edhe vota e emigrantëve është dakordësuar të jetë që në zgjedhjet e ardhshme dhe mënyrën se si ata mund të votojnë.

APEL.MEDIA