Përfundon mbledhja e Alibeajt: Më datë 20 mbyllet procesi i përzgjedhjes së kandidatëve!

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka folur pas takimit me deputetët duke thënë se do të regjistrohen në zgjedhjet e 14 majit dhe do të ndjekin procedurat e kërkuara nga KQZ. “Kjo ishte...
Përfundon mbledhja e Alibeajt: Më datë 20 mbyllet procesi i përzgjedhjes së kandidatëve!
Foto: Përfundon mbledhja e Alibeajt: Më datë 20 mbyllet procesi i përzgjedhjes së kandidatëve!

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka folur pas takimit me deputetët duke thënë se do të regjistrohen në zgjedhjet e 14 majit dhe do të ndjekin procedurat e kërkuara nga KQZ.

“Kjo ishte mbledhje e radhës së Kryesisë e grupit parlamentar. Do të jenë më të shpeshta. Diskutimet dhe vendimet janë të fokusuara te aspekti organizativ i PD lidhur dhe në funksion të fushatës zgjedhore. Deri në datën 20 të përmbyllet procesi i miratimit të kandidaturave. Përveç kësaj janë diskutuar çështjet e organizimit, janë vendosur detyrat përkatëse që do të merren në aspektin e fushatës me organizimin dhe rifreskimin e strukturave tona. Jemi të vetëdijshëm për situatën jo aq të shëndetshme që kemi kaluar.

Tani që ka nisur fushata dhe është miratuar pozicioni i PD në fokusimin e zgjedhjeve të 14 majit, po kthehet në rutinën e funksionimit.

Është diskutuar edhe vendimi i KQZ. PD do të ndjekë të gjitha procedurat dhe i gjithë dokumentacioni i depozituar pranë KQZ është në përputhje të plotë me legjislacionit dhe ju komunikoj që PD do të regjistrohet, do të marrë pjesë në zgjedhje e do jetë e fokusuar te 14 maji”, tha Alibeaj.