Përfundojnë punimet në aksin Kardhiq – Delvinë, vihet në funksion të qytetarëve “Loti 5”

Kanë përfunduar plotësisht punimet në aksin rrugor në Lotin 5, i cili përfshin rrugën Kardhiq- Delvinë.

Gjithashtu bëhet e ditur se vazhdojnë punimet intensivisht edhe në akset e tjera për të bërë sa më shpejt të mundur funksionimin nga qytetarët.

Njoftimi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar

Përfundon plotësisht Loti 5️⃣ i Rrugës Kardhiq-Delvinë ✅
📍 Kanë përfunduar 100% punimet në Lotin 5️⃣ të Rrugës Kardhiq-Delvinë me gjithë veprat e artit (tombino rrethore, tombino box, mure mbajtëse e pritëse, një urë, një nënkalim) 🌁
👉3.385 km gjatësia
2️⃣ korsi me gjerësi nga 3.5m të asfaltuara
2️⃣ bankina me gjerësi 1.0m

⚠️Po punohet intensivisht edhe në lotet e tjera të këtij projekti 📈për ta vënë së shpejti në funksion të të gjithë përdoruesve 🚕 duke rritur turizmin e zonës përreth 🏞🏝