Përfshihet nga zjarri një pallat në Tiranë, flakë nisën nga kuzhina e apartamentit

Përfshihet nga zjarri një pallat në Tiranë, flakë nisën nga kuzhina e apartamentit

Apartamenti i një pallati është përfshirë nga zjarri pasditen e kësaj të mërkure në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Pazarit të Ri, në një pallat në rrugën “Manol Konomi”, në dalje të rrugës kryesore “Hoxha Tahsim”.

Mësohet se zjarri ka rënë në një apartament të katit të dytë të pallatit, ku flakët fillimisht kanë nisur nga kuzhina e aprtamentit.

 
Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, është bërë e mundur vënia nën kontroll e zjarrit. Paraprakisht nuk ka informacione për persona të lënduar.