Përfshihet nga flakët makina në ecje në Rrugën e Kombit

Një makinë është përfshirë nga flakët në ecje në Rrugën e Kombit.

Nuk raportohet për njerëz të lënduar por vetëm dëme materiale. Bëhet me dije se zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes për të shuar flakët që përfshinë të gjithë automjetin.

Dyshohet se makina është përfshirë nga flakët si pasojë e një defekti teknik.