Përfshihet nga flakët gjatë ecjes një automjet në Korçë

Një mjet është përfshirë nga flakët në ecje në afërsi të një karburanti në pjesën e unazës veriore të qytetit të Korçës.
Përfshihet nga flakët gjatë ecjes një automjet në Korçë

Një mjet është përfshirë nga flakët në ecje në afërsi të një karburanti në pjesën e unazës veriore të qytetit të Korçës.

Drejtuesi i mjetit sapo ka parë flakët ka dalë menjëherë përjashta ndërkohë që automjeti i tij tip “Ford” është djegur pothuajse plotësisht, megjithese shërbimi zjarrfikës ka shkuar shpejt në vendin e ngjarjes.

 
Mendohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt elektrik në mjetin e cili ishte i pajisur me bombël gazi.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që mjetet përfshihen nga flakët. Në rastin e parë kemi një të plagosur rëndë.