Përfshihen nga flakët dy automjete në Elbasan, policia jep detaje

2 automjete janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në Elbasan.

Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:40, në lagjen “5 Maji” në Elbasan, ku ka rënë zjarr në automjetet tip “Benz” në pronësi të shtetasit M.K. banues në Elbasan dhe tip “Benz” në pronësi të shtetasit Nustet Dauto, banues në Elbasan, të cilët ishin të parkuar.

Si pasojë e zjarrit, automjetet janë djegur pjesërisht.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.