Përfshihet nga zjarri një sipërfaqe e madhe me pyje dhe shkurre në Nikël

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë zonën mes fshatit Zezë dhe Vrionit në njësisë administrative Nikël. Zjarri i rënë po djeg sipërfaqe të mëdha pyjesh të ulëta me shkurre e pemë dhe po merr përmasa të ...
Përfshihet nga zjarri një sipërfaqe e madhe me pyje dhe shkurre në Nikël
Foto: Përfshihet nga zjarri një sipërfaqe e madhe me pyje dhe shkurre në Nikël

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë zonën mes fshatit Zezë dhe Vrionit në njësisë administrative Nikël.

Zjarri i rënë po djeg sipërfaqe të mëdha pyjesh të ulëta me shkurre e pemë dhe po merr përmasa të frikshme.

Për shuarjen dhe neutralizimin e flakëve ka ndërhyrë reparti zjarrfikës i Krujës të cilët po përpiqen të lokalizojnë flakët.