Romina Kuko, zv. Ministrja e Brendshme ka reaguar pasi një sërë mediash online kanë hamendësuar pjesëmarrjen e saj në një filmim erotik me një ambasador të huaj në Shqipëri.
Ajo u shpreh e befasuar duke thënë se disa media shqiptare po përdorin emrin e saj për llogari të luftës me ambasadorët.
Ditën e djeshme, disa media ndër të cilat gazeta “Koha Jonë” dhe portali social “JOQ”, kanë publikuar lajme ku hidhen dyshime mbi takimet e shpeshta të zv.ministres Kuko me ambasadorin e BE-së në Shqipëri Luigi Soreca.
“Janë një paturpësi pa limit që të le pa fjalë”, thotë ndër të tjera Kuko.
“Jam e befasuar nga disa media që përgojojnë me një lehtësi të neveritshme emrin tim për hesap të luftës qorre me ambasadorët! Aludimet mbi foto takimesh publike ku kam pasur nderin të përfaqësoj qeverinë në krah të Ambasadorit Soreca janë një paturpësi pa limit që të le pa fjalë!” u shpreh zv.ministrja Kuko./ apel.media