Përdorimi i teknologjisë së njohjes së fytyrës? Ja qëndrimi i BE-së

Komisioni Evropian mesa  duket nuk ësht dakort me përdorimin e teknologjisë së njohjes së fytyrës në hapësirat publike

Parashikohej që përmes teknologjisë kamerat CCTV të kontrollonin fytyrat në mjediset publike dhe t’i krahasonin në kohë reale me të kërkuarit nga policia. Megjithatë projekti duket se nuk po gjen mbështetjen e KE-së, që ka një plan 18-faqësh për ta ndaluar përdorimin e teknologjisë.

Si argument përmendet privatësia e qytetarëve dhe mbrojtja e të drejtave të përdoruesve. Megjithatë nga ndalimi pritet të ketë edhe përjashtime, që lidhen më së shumti me projekte sigurie, kërkimore, apo zhvillimore./apel.media