Përdhunoi prostitutën, arrestohet shqiptari

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar pas plot 10 vitesh kërkime.

Shqiptari sulmoi, përdhunoi dhe rrëmbeu një prostitutë në portin Pandino në Cremonese.

41 vjeçari, me precedentë të mëparshëm penalë, ishte kallëzuar në Prokurorinë e Kremonas për sekuestrim personi, dhunë seksuale dhe rrëmbim të rënduar bashkë më lëndime personale.

Zbulimi i shqiptarit u bë nga analizat e ADN-së.

Në vitin 2010, prostituta, me kombësi rumene, u detyrua të hipte me forcë në makinë, ku u rrah, dhe u detyrua të kryente marrëdhënie seksuale, si edhe iu vodhën edhe mjetet e identifikimit, një celular dhe 300 euro. Pasi e dërguan në spital, ku iu konstatuan dëmtime në fytyrë, krah dhe në gjoks, karabinierët mund të gjenin material biologjik të agresorit në veshjet e vajzës, duke krijuar një profil gjenetik.

Por për vite të tëra ky material mbeti i panjohur.

Ishin specialistët e Ris në Parma ata që gjetën korespondencë të materialit të marrë në vitin 2010 me AND e shqiptarit./apel.media