Përballen dy ekipet që renditen në dy vendet e fundit, Flamurtari dhe Luftëtari

Nesër në Vlorë do të luhet ndeshja midis dy ekipeve, Flamurtari dhe Luftëtari në orën 13:30.

Pritet të jetë një ndeshje e fortë pasi të dy ekipet janë poshtë me renditjet ku saktësisht ekipi i Flamurtarit renditet në vendin e fundit të tabelës dhe Luftëtari në vendin e parafundit.

Vlonjatët kanë barazuar me Partizanin në ndeshjen e fundit, Luan Birce trajneri i Flamurtarit shpreson se ajo sfidë mund të këtë  bërë një kthesë për ekipin. Gjithashtu edhe ekipi i Luftëtarit vjen nga një barazim me Teutën, dhe duket se për ta kjo ndeshje është e vështirë por trajneri i tyre është munduar ti motivojë./apel.media