Për ditë të tëra është ushqyer me fije bari-Trondit rrëfimi i gazetarit të Le Iene për Alvin Berishën

Detaje të tmerrshme nga jeta e Alvin Berishës në kampin Al Hol në Siri, janë zbuluar nga gazetari shqiptar Taulant Kopliku. Ai ka treguar për News 24 se për shumë ditë, Alvini i vogël është ushqyer  m...

Detaje të tmerrshme nga jeta e Alvin Berishës në kampin Al Hol në Siri, janë zbuluar nga gazetari shqiptar Taulant Kopliku.

Ai ka treguar për News 24 se për shumë ditë, Alvini i vogël është ushqyer  me fije bari. Kjo është mësuar nga babai tij, pas rrëfimit të një gruaje kosovare.Kjo grua e ka marrë Alvinin pasi shpërthimit ku humbi jetën e ëma.

“Ato 10 ditë kanë qenë ditë të tmerrshme për atë fëmijë, pasi ishte i plagosur. Kishte rrjedhje gjaku. Janë transportuar në disa zona ku ka pasur stane bagëtish. Janë ushqyer me gjethe dhe bar për 10 ditë me radhë. Gjëja që i ka thënë ajo grua ishte se; ‘ky fëmijë nuk është ankuar kurrë’. Ai ishte i vendosur që të vazhdojnë rrugën me ta”,  u shpreh Kopliku.

Ndër të tjera, Kopliku tha  se autoritetet  kurde janë të gatshme  për t’i larguar nga kampi gratë dhe fëmijët shqiptarë, por shteti shqiptar nuk ka  shfaqur interes për t’i marrë.

“Problemi është që të gjendet gjuha me autoritet kurdë. Shoh që ka një vullnet të varfër nga autoritetet shqiptare për të kontaktuar me kurdët. Arsyeja është gjeopolitikë e pastër. Nëse nga një aleat politk siç është Turqia, ato konsiderohen terroristë, në një farë mënyre janë terroristë dhe për shoqërinë shqiptare”, tha Kopliku.
Shtetasit shqiptare që janë në kamp mund të shndërrohen edhe në rrezik nëse kthehen në vendin e origjinës, por Kopliku sugjeron qe shteti shqiptar ashtu siç ka bërë Belgjika mund të krijojë një strukturë të posaçme për trajtimin e tyre.

“Shqipëria sikurse kanë bërë dhe vende si Belgjika, duhet të krijojë një strukturë. Në Belgjikë kjo quhet strukturë e derekalizimit. Ka bashkëpunime me komunën e atjeshme ku është vendosur që t’i kthejnë në shoqëri”, shtoi  gazetari./ old.apel.media