Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Peqin ku një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur. Mësohet se viktima është Anti Zylyfi, 23 vjeç.
Ai është qëlluar me plumb në kokë nga një automjet në lëvizje. Ndër të tjera bëhet me dije se ai është djali i një punonjësi të burgut të Peqinit.
Ndërsa, personi që është plagosur është një 21 vjeçar, i cili aktualisht është në gjendje të rëndë në spital./apel.media