Pence thirrje botës të mbështesë popullin e Iranit, të inkurajojë udhëheqësit botërorë dhe të marrin masa ndaj tiranëve

Ish-zëvendës Presidenti Amerikan Mike Pence deklaroi sot nga Manza, pasi vizitoi kampin Ashraf 3 të muxhahedinëve se populli i Iranit do jetë i lirë në një të ardhme.

Pence i bëri thirrje të gjithë botës të mbështesë popullin e Iranit, të inkurajojë udhëheqësit botërorë të marrin masa ndaj tiranëve, ndaj regjimeve autokratike dhe të lënë popullin e Iranit të ndjekë fatin e vet.

“E di që shumë amerikanë kanë familjarët e tyre. 1.5 mln amerikanë kanë lindur në Iran që do të thotë që SHBA sot është shtëpia e diasporës së Iranit më shumë se çdo vend tjetër në botë. Amerika është pasuruar nga kontributi i iranianëve. Shumica e iranianëve kanë ardhur pas ngjarjeve tragjike të revolucionit të 1989. Ata e dinin që Amerika ka qenë dhe do të mbetet toka e lirisë, duke mbajtur flakën e lirisë në përjetësi. Jemi krenarë për komunitetin tonë iraniano-amerikan.
Populli i Iranit ka një vend të veçantë në zemrën time. Kur isha zv.president unë mbaj mend që kam parë me shpresë se si populli i Iranit protestoi për liri.
Shpresat për liri nuk munden kurrë të shuhen është shumë e qartë sot që vizituam Ashraf 3. E shoh në sytë dhe fytyrat tuaj, populli i Iranit do jetë i lirë në një të ardhme.
I bëjmë thirrje të gjithë botës të mbështesë popullin e Iranit, të inkurajojë udhëheqësit botërorë të marrin masa ndaj tiranëve, ndaj regjimeve autokratike dhe të lënë popullin e Iranit të ndjekë fatin e vet.
Konfrontuam regjimin e mullahëve në rajon, izoluam Iranin duke forcuar rezistencën e Iranit që të ngrihej dhe të kërkonin lirinë dhe më shumë”, tha Pence.